Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se retorika antiislame dhe antimyslimane sot është mjeti më i përdorshëm i politikanëve perëndimorë për të mbuluar dështimet e tyre, raporton Anadolu Agency.
Erdogan i ka dërguar një video-mesazh mbledhjes së Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet).
Ai tha se myslimanët janë duke u përballur me shumë probleme të komplikuara nga terrori deri te uria, nga injoranca në padrejtësi, nga konfliktet e brendshme deri në përçarje.
“Nga Jemeni në Siri, nga Afganistani në Libi, në shumë rajone të territorit tonë gjeografik me të cilin kemi lidhje shpirtërore, fatkeqësisht mbizotëron gjaku, loti dhe paqëndrueshmëria”, tha ai.
Sipas Erdogan, në botë çdo ditë mesatarisht “1.000 vëllezër myslimanë janë viktima të terrorit ose dhunës”.
“Në veçanti racizmi, ndarja në baza nacionaliste, sektarianizmi dhe fitneja e terrorizmit janë bërë probleme që po e rrënojnë përbrenda botën islame”, u shpreh Erdogan.
“Ashtu siç kemi thënë edhe më parë, ne nuk kemi fe sunizëm apo shiizëm, feja jonë është Islami”, shtoi ai.
Presidenti turk ndër të tjera theksoi se nëse njerëzit nuk mund ta shuajnë etjen e tyre në fushën e fesë nga burime autentike, ata do të bien pre e organizatave terroriste si DEASH, FETO, El Shabab, Boko Haram dhe strukturave të tjera heretike.
“Retorika antiislame dhe antimyslimane sot është mjeti më i përdorshëm i politikanëve perëndimorë për të mbuluar dështimet e tyre. Konceptet si ‘Islami francez’, ‘Islami evropian’, ‘Islami austriak’ janë shembujt më të fundit të kësaj. Qëllimi i iniciativave të udhëhequra nga Macron është të lajnë hesapet me Islamin dhe myslimanët. Përkundër luftës me terrorin nën petkun e ‘luftës me ekstremizmin’; synohet profil i qytetarit mysliman pasiv, frikacak, i thjeshtë, që nuk ngre zërin kundër mizorit, nuk reagon ndaj mizorisë”, theksoi presidenti i Turqisë, Erdogan.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!