LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Makina e parë elektrike autoktone turke ‘Togg’ del në rrugë

Erdogan: Makina e parë elektrike autoktone turke ‘Togg’ del në rrugë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se makina e parë elektrike autoktone e Turqisë ‘Togg’ ka dalë në rrugë pas ceremonisë së saj të dorëzimit.

“Që nga sot, ne po fillojmë të shohim ‘Togg’-un në rrugë”, tha presidenti Erdogan, në dorëzimin e modelin të parë T10X të ‘Togg’-ut me një ceremoni të organizuar në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

Erdogan tha se ‘Togg’ ka arritur nivelin e tij aktual si një simbol i përparimit teknologjik, zhvillimit ekonomik dhe reputacionit global të Turqisë.


Presidenti turk theksoi se ‘Togg’ do të zbukurojë rrugët jo vetëm në Turqi, por edhe në mbarë botën.

Së bashku me zonjën e parë, Emine Erdogan, presidenti ngau makinën ‘Togg’ nëpër kompleksin presidencial.

Çmimi i modelit standart T10X i makinës ‘Togg’ do të jetë rreth 950 mijë lira turke apo rreth 50 mijë dollarë, ndërsa modeli i avancuar ka një çmim prej rreth 1.21 milion lira turke apo rreth 64 mijë dollarë.

Modeli i parë i T10X është në gjendje të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë për 7.6 sekonda, ndërsa i dyti, me dorëzimin e caktuar që do të fillojë në muajin tetor, mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë për 4.8 sekonda.

Në stacionet e karikimit të shpejtë, bateritë e modelit T10X mund të ri-mbushen deri në 80 për qind në më pak se 28 minuta. /AA/

Në trend Auto

Më shumë
BMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë

BMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë

Auto
Teknologji e re: Gomat zbulojnë dhe frenojnë në rrugë të rrëshqitshme

Teknologji e re: Gomat zbulojnë dhe frenojnë në rrugë të rrëshqitshme

Auto
Kjo është vetura që kushton 100 milionë dollarë dhe vetëm një njeri në botë posedon të drejtën për ta vozitur

Kjo është vetura që kushton 100 milionë dollarë dhe vetëm një njeri në botë posedon të drejtën për ta vozitur

Lansohet video “teaser-i” i Kia EV9 – prezantimi i plotë do të behet më 15 mars

Lansohet video “teaser-i” i Kia EV9 – prezantimi i plotë do të behet më 15 mars

Një Ford Escort RS Cosworth klasik shitet për një shumë të mahnitshme në ankand - pas 'luftës së ashpër' të ofertave

Një Ford Escort RS Cosworth klasik shitet për një shumë të mahnitshme në ankand - pas 'luftës së ashpër' të ofertave

Auto
Volkswagen do të investojë në miniera në përpjekje për t'u bërë furnizues global i baterive

Volkswagen do të investojë në miniera në përpjekje për t'u bërë furnizues global i baterive

Auto
Kalo në kategori