LAJMI I FUNDIT:

Erdogan dhe Guterres do të takohen me Zelenskyn në Ukrainë

Erdogan dhe Guterres do të takohen me Zelenskyn në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë të ditur se më 18 gusht në qytetin Lviv të Ukrainës do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Pas takimit me presidentët Erdogan dhe Zelensky, më 20 gusht Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit (JCC) në Stamboll, e formuar në kuadër të marrëveshjes historike për të mbikëqyrur eksportin e grurit të Ukrainës.

Më 22 korrik, Turqia, Rusia, Ukraina dhe OKB-ja nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për rihapjen e tre porteve ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, raporton aa.


Për mbikëqyrjen e procesit, JCC-ja në Stamboll u formua zyrtarisht më 27 korrik dhe përbëhet nga përfaqësues të Turqisë, Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së.

Ajo synon të mundësojë transportin e sigurt të produkteve ushqimore dhe plehrave tregtare përmes anijeve tregtare.

Që nga nisja më 1 gusht, gjithsej 21 anije që transportin drithëra janë larguar nga portet e Ukrainës në kuadër të marrëveshjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Amerika
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori