LAJMI I FUNDIT:

Erdogan, Bidenit: Është koha t’i hiqni të gjitha sanksionet kundër Turqisë

Erdogan, Bidenit: Është koha t’i hiqni të gjitha sanksionet kundër Turqisë
Ilustrim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Ky i fundit dhe homologu turk diskutuan rreth zhvillimeve rajonale, përfshirë sulmin rus ndaj Ukrainës, si dhe marrëdhëniet Turqi-SHBA.

“Ne presim që kërkesa e Turqisë, e cila përfshin blerjen e 40 aeroplanëve të rinj nga SHBA-të dhe modernizimin e F-16-ve ekzistues, të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha presidenti Erdogan gjersa i ka kërkuar homologut amerikan t’i heq të gjitha sanksionet kundër Turqisë në fushën e industrisë së mbrojtjes.


Erdogan pretendon se sanksionet "gati sa janë kthyer në gjueti shtrigash kundër popullit rus"
Lexo po ashtu Erdogan pretendon se sanksionet "gati sa janë kthyer në gjueti shtrigash kundër popullit rus"

Ndërsa, presidenti turk ka deklaruar se Ankaraja po i vazhdon përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton trt.

Theksojmë se ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës, Sergey Lavrov, gjegjësisht Dmytro Kuleba janë takuar sot në Antalia të Turqisë, por që nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth një armëpushimi në Ukrainë.

“Organizimi i këtij takimit është një fitore diplomatike në vetvete”, shtoi udhëheqësi turk.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me bombardime në shtetin ukrainas duke shkaktuar viktima dhe dëme material. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori