LAJMI I FUNDIT:

Enzo: Nuk merrem me çmimin tim, gjërat te Chelsea do të përmirësohen

Enzo: Nuk merrem me çmimin tim, gjërat te Chelsea do të përmirësohen

Enzo Fernandez ka kompletuar transferimin te Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori argjentinas u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të Chelseat, pasi londinezët paguan 121 milionë euro për transferimin e tij nga Benfica.

Duke parë çmimin e paguar për të, ka shumë presion dhe të gjithë në Angli presin më të mirën nga Enzo.


Megjithatë mesfushori argjentinas ka thënë se nuk i intereson çmimi që është paguar për të, pasi ajo është mes dy klubeve.

“Për sa i takon kostos së kartonit tim mund të them se këto shifra nuk kanë asnjë lidhje me mua, kjo është pjesë e futbollit”.

“Detyra ime është të dal, të futem në fushë dhe të jap maksimumin”, deklaroi Enzo Fernandez.

22-vjeçari është i bindur se Chelsean e pret një e ardhme e ndritur, pasi janë në një fazë të ambientimit.

“Kur ke kaq shumë të rinj që kanë vetëm 20 ditë për t’u njohur është e vështirë të transformohesh në një ekip të strukturuar mirë”.

“Por stafi ynë teknik dhe trajneri na kanë vënë në dispozicion të gjithë mjetet e domosdoshme për këtë. Është vetëm çështje kohe”, ka deklaruar Enzo Fernandez. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Thyhet rekordi i shpejtësisë në Bundesliga, lojtari i Heidenheim futet në histori

Thyhet rekordi i shpejtësisë në Bundesliga, lojtari i Heidenheim futet në histori

Bundesliga
Ish-ylli i Ligës Premier shënoi një gol që shkaktoi përleshje në fushë

Ish-ylli i Ligës Premier shënoi një gol që shkaktoi përleshje në fushë

Përfaqësueset
Kalo në kategori