Enzo Fernandezit ka marrë numrin në fanellën e Chelseat, por nuk është i preferuari i tij.
Argjentinasi ka përfunduar transferimin e tij të ëndrrave te klubi londinez pas një marrëveshjeje të vonuar në ditën e djeshme.
Ai do të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë i Ligës Premier ndonjëherë, me 121 milionë euro që do të paguhen në gjashtë këste.
Por, Fernandez duket se e ka humbur numrin 13 të tij të preferuar, të cilin e kishte veshur si në River Plate ashtu edhe në Benfica.
Ai madje e përdori numrin në llogaritë e tij të mediave sociale, por për fat të keq, porteri i katërt i Chelseat, Marcus Bettinelli, e ka atë numër.
Fernandez mban numrin 24 për Argjentinën, por përsëri mbrojtësi i djathtë Reece James e ka tashmë atë për Blutë.
Për fat të mirë për lojtarin e ri, fanella me numër 5 është tani bosh pasi Jorginho u largua në një transferim befasues te Arsenali. /Telegrafi/