Këngëtari i njohur botëror, Enrique Iglesias, mbrëmë (e hënë), ka mbajtur koncertin e tij të radhës në Greqi.

Duket se në mesin e mijëra njerëzve që ishin të pranishëm në koncert, kishte edhe nga trojet shqiptare.


Kjo pasi në një moment ata i kanë hedhur flamurin në skenë dhe këngëtari shfaqet duke e valëvitur atë.

enriqueiglesias 72482966 1177767359091475 5011072292735509942 n e1572332978918 Enrique Iglesias (Foto: Instagram)

Enrique e ka mbajtur për disa minuta në duar flamurin teksa këndonte dhe fotoja e tij është bërë virale.

Edhe pse nuk dihet nëse Iglesias ia ka pasur idenë se cilin flamur ka pasur në dorë, të gjithë u gëzuan nga ai veprim i tij.

72750532 409920349932408 1405766577214717952 n 1 Enrique Iglesias (Foto: Instagram)

Ndryshe, Enrique është i njohur për hitet e tij si: "Hero", "Bailamos", "Tonight", "Dimelo", "Love to see you cry" etj. /Telegrafi/