Mesfushori shqiptar i Levantes, Enis Bardhi po lidhet me një transferim te klubi nga Serie A, Torino.

Tregu i transferimeve është në aktivitet të plotë dhe lojtarë të rinj i propozohen Torinos çdo ditë.


Sipas mediumit lokal ToroNews, midis këtyre emrave, ekziston një emër veçanërisht interesant, ai i Enis Bardhi, mesfushorit kreativ të Levantes dhe ekipit përfaqësues të Maqedonisë së Veriut.

Vlerësimi i lojtarit është i lartë, pasi Levante e vlerëson atë 15 milion, por shifra është e negociueshme, sepse lojtari ka kontratë vetëm deri në verën e vitit 2022 dhe po kërkon një destinacion të ri.

Mediumi lokal shton se do të ishte një profil i dobishëm për ekipin Granata, duke pasur parasysh që drejtuesit po kërkojnë një lojtar kreativ për t'i dhënë trajnerit Ivan Juric, prandaj Torono po mendon për të.

Enis Bardhi 1

Bardhi tashmë ka 118 paraqitje në La Liga dhe 20 gola, ku shumica prej të cilave janë shënuar nga goditjet e lira.

Me Levante ai luajti në ‘trequartista’, si anësor i mesfushës dhe sulmit, si dhe në mesfushë, duke qenë shumë fleksibil. /Telegrafi/

telegrafi sport app