Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, thotë se është kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë tha se shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë dhe se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë.
Engel thotë se është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve, pasi nuk do të ndalte me Kosovën.
“Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir që unë mendoj se nuk do të ishte pozitiv. Ne i dimë parametrat për Kosovën. Unë mendoj se ndryshimi i kufijve do të ishte një ide e gabuar. Mendoj se kjo nuk do të ishte një gjë e mençur”, i tha ai, Zërit të Amerikës.
Engel tha se shpreson që qeveria e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë, në mënyrë që të ketë më shumë njerëz të përfshirë në koalicion për trajtimin e sfidave, pasi vendi përballet me disa probleme.
“Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”, tha ai.
Kongresmeni nga Nju Jorku, nuk pranoi të komentonte lidhur me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi tha se nuk komenton për kandidatët për kryeministër në vende të tjera.
“Por më lejoni të them se kam besim se Shtetet e Bashkuara, me nxitjen time si kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të ngushta me kombin shqiptar, me popullin shqiptar dhe me njerëzit në Kosovë. Dhe sigurisht që unë jam i gatshëm të ndihmoj në çfarëdo mënyre që mundem, kështu që kushdo që zgjidhet, zoti Kurti apo dikush tjetër, unë do të ofroj ndihmën time”, tha ai.
Duke folur për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ai solli si shembull rastin e vëllezërve Bytyçi, për premtimet që ai ka bërë dhe nuk i ka mbajtur, duke thënë se nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.
Engel nuk iu përgjigj direkt një pyetjeje për rolin e të dërguarve të posaçëm për Ballkanin dhe bisedimet Kosovë-Serbi, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, por tha se në çdo dialog që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, duhet të ketë zë populli i Kosovës.
“Të gjitha këto gjëra të tjera që po përpiqen të bëjnë me Shqipërinë, Serbinë, nëse nuk përfshihet Kosova, nuk do të jetë një vendim i drejtë. Kështuqë mendoj se duhet të merret vendimi i popullit të Kosovës për gjithçka.”
Dhe sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një rol më aktiv.
“Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj.”
Engel shprehu gjithashtu shqetësimin për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania