Ndaljet e shpeshta të energjisë elektrike pa paralajmërim, problemet ligjore dhe masat anti-damping, janë tri nga problemet që rrezikojnë mbylljen e kësaj fabrike të cilat po shkaktojnë humbje të jashtëzakonshme, u tha sot gjatë takimit që Oda e Afarizmit të Kosovës pati në fabrikën Art Aluminium.
“Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi theksoi arsyet e vizitës së Odës lidhur me problemet e shumta që ka kjo fabrikë viteve të fundit, me energji elektrike, problemet ligjore dhe pikat e kontrollit doganor dhe probleme të tjera të cilat po e përcjellin kompaninë tash e një kohë.
Në kontinuitet ne kemi bërë kërkesa tek institucionet dhe dëshirojmë të informohemi më për së afërmi me ju lidhur me reagimet e tyre ndaj kërkesave që Oda i ka drejtuar tek këto institucione dhe kërkesat e juaja që keni drejtuar drejtpërdrejt, tha Krasniqi.
Ndërsa pronari i Fabrikës Art Aluminium, Shaban Muja, falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës që i ka qëndruar pranë në çdo aspekt, me kërkesat që i kanë bërë të gjitha institucioneve relevante të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Ai potencoi se fabrika e tij ka probleme të mëdha me energji elektrike si shkas i reduktimeve të shpeshta duke shtuar se paguan deri në 3000 euro në muaj energji elektrike dhe përsëri ka ndalje të shumta duke shtuar se në rastet kur nuk paguan energjinë elektrike vetëm një muaj ata vijnë dhe e ndërpresin.
Ndërsa bashkëpunëtori i tij Avni Halimi theksoi se në rastet kur paralajmërohen nga ana e KEDS-it që do të ata ndërpresin makinerinë ndërsa rryma nuk ndalet dhe fabrika mbetet pa prodhim. Andaj tha këtë javë kanë punuar vetëm 2 ditë si shkas i këtij problemi dhe se janë duke punuar pa fitim.
Pronari i Art Aluminium përmendi edhe problemet me TVSH në doganë duke e cilësuar si pengesë të madhe për eksport ngaqë po i humbin blerësit nga vendet e huaja, si rastin me bashkëpunëtorin gjerman që i është dashur ta ndërpres kontratën pasi që me vendet e tjera tregtojnë lirshëm pa TVSH, ai me këtë rast u shpreh i penduar që ka investuar në Kosovë.
Në fund të takimit kryetari i OAK-së, Skender Krasniqi tha se janë duke i vizituar bizneset dhe problemet janë të jashtëzakonshme por do të vazhdojmë të kërkojmë prej qeverisë të shqyrtoj çdo rast sepse e vetmja mënyrë për të rritur punësimin dhe buxhetin e Qeverisë së Kosovës është që ligjet të jenë në përputhshmëri me kërkesat dhe nevojat e bizneseve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos