Eneda Tarifa konfirmon lidhjen e re me basketbollistin Gent Lasku

Ka tash e sa kohë që këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, përflitet për një lidhje të re.
Të shtunën e 15 korrikut, këngëtarja e hitit "Ika larg" vendosi që ta konfirmonte vet këtë, duke publikuar një fotografi me partnerin e ri.
Ajo e ndau këtë imazh me ndjekësit e saj në Instagram, ku shihej në plazh e përqafuar nën krahët e të dashurit të saj, Gent Lasku, në ishulli ne Santorinit.

Genti Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Eneda Tarifa ka qenë më parë e martuar me muzikantin Erjon Zaloshnja, me të cilin u nda pas një lidhje 18 vjeçare.
Ata janë prindër të një vajze të quajtur Aria. /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































