Mesfushori i Manchester Unitedit, Michael Carrick, do të pensionohet në fund të sezonit 2017/18.

Anglezi ka 12 vite që luan për Djajtë e Kuq dhe që nga atëherë ka qenë një nga më të mirë në rolin e tij, duke fituar kështu pesë herë Ligën Premier.


Michael Carrick Man Utd (Getty Images)

Me këtë Jose Mourinho tashmë i ka kërkuar klubit të fillojnë kërkimin për ta zëvendësuar Carrickun.

Kërkesa e portugezit është që ata të transferojnë një lojtar që do qetësonte lojën e tyre në mesfushë dhe pastaj do i jepte mundësi skuadrës për të ndërtuar kasion.

Ndërsa më poshtë keni transferimet e mundshme nga Squawka:I ëndrrave: Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio

Real: Fabinho i Monacos

I çuditshëm: Fred i Shakhtar Donetskut.

Man Utd njihet si një klub që shpenzon shumë dhe nisur nga kjo vlera financiare e çdo njërit nga lojtarët e lartëpërmendur nuk do ishte problem. /Telegrafi/

telegrafi sport app