LAJMI I FUNDIT:

Ende pa filluar ndërtimi i shtëpive, shfaqen problematika tjera për shqiptarët e veriut

Ende pa filluar ndërtimi i shtëpive, shfaqen problematika tjera për shqiptarët e veriut

Ndonëse plani ekziston për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Kosovës, implementimi nuk ka filluar akoma. Gjithsesi, qytetarë të shumtë po presin që ky hall shumëvjeçar të largohet tashmë nga supet e tyre

Nisma e Ministrisë së Infrastrukturës për fillimin e ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në veri të Kosovës ka rritur shpresën që ata që kenë tokat e shtëpitë ku të kthehen.

Ndonëse, plani është bërë, ndërtimi nuk ka filluar akoma.


Madje gjatë procesit, ka qytetar që kanë hasur edhe në disa problematika.

Një nga to, tregon Kamer Tahiri, është që shtëpia e tij e shkatërruar gjendet te Kroi i Vitakut.

“Fatkeqësisht nuk jam në listë se unë kam shkua e i kam dorëzua letrat e shtëpisë time këtu që e kam të djegur paralufte, e premtimi atëherë ka qenë që kanë me u ndërtu 27 shtëpi. Unë ua kam treguar gjendjen që jetoj me qira, u kam thanë që nëse e ndërtoni, unë ka me dalë aty me jetua  menjëherë”, ka thënë Tahiri.

E për ata pak kosovarë që kanë zgjedhur të jetojnë në këtë zonë, infrastruktura rrugore po del të jetë pengesë e radhës.

Pavarësisht që kërkesa bëjnë vazhdimisht në institucione, rruga që po i pengon, sidomos gjatë stinës së dimrit nuk ka ndryshuar.

“Ma merr mendja që pa e ndertu së pari, pa fillu me u rregullua kjo nuk mundet as lagjja si lagje me fillu me u ndërtua se nuk ka qysh bartet materiali”, ka thënë Liridon Behrami.

Të tilla shtëpi të pabanuara ka edhe në Kodrën e Minatorëve dhe në pjesë të ndryshme të veriut të Kosovës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori