Ministria e Punëve të Jashtme që është duke udhëhequr negociatat për përcaktimin e selisë, por nuk ka thënë detaje se deri në cilën fazë kanë arritura këto negociata.

Ardian Arifaj, këshillar i ministrit Hashim Thaçi nuk ka komentuar fare këtë çështje. Tribuna Channel ka kontaktuar edhe Artan Behramin, zëdhënës në këtë ministri, po ky i fundit nuk u është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të televizionit.


Kurse zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje elektronike ka thënë se procesi i negociatave ka filluar me Holandën, por që informatat duhet të kërkohen të institucionet vendore.

Pasi që Kosova dhe Holanda ose cili do vend tjetër të merren vesh për selinë, siç parashikohet në ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 3 gusht 2015, sjellja e procedimeve para Dhomave të specializuara rregullohet me anë të një dokumenti të quajtur Rregullat e Procedurës dhe të Provave dhe Rregulloret e tjera të brendshme.

Zyra e BE-së garanton se këto rregullore do të reflektojë standardin më të lartë të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës të vitit 2012.