Enca publikon këngën e re "Balad"

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
"Balad" mban titullin kënga e saj më e re, e cila është e zhanrit baladë.
Ndryshe nga herët tjera, këtë radhë 23-vjeçarja ka vendosur të vijë më ndryshe në stil dhe të kënduar.

Ky projekt muzikor e sjell këngëtaren edhe si autore, pasi muzika, vija melodike dhe teksti janë punuar nga vet ajo.
Ndërkohë incizimi i këngës është bërë në "BigDealRecords".

Klipi i këngës është mjaft i thjeshtë, teksa e sjell këngëtaren me një performancë interesante.
Ajo duket me shumë stil, teksa vë në pah figurën e saj trupore përgjatë interpretimit të baladës së saj të re. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/02/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































