Ajo është njëra nga artistet më të komentuara në showbizin tonë. 

Fjala është për këngëtaren Enca Haxhia, e cila vazhdon të jetë në fokus të mediave falë imazheve provokuese që publikon.


E tillë shfaqet edhe në imazhin e fundit që ka ndarë me ndjekësit të realizuar në vitin 2017, kur vë në plan të parë figurën trupore.

enca 64239660 180625789598302 5980606795526152079 n Enca (Foto: Instagram/enca)

Këngëtarja 23 vjeçare, ka nisur të punojë në projektin e ri, gjersa ka ftuar vajzat që të bëhen pjesë e këtij videoklipi.

"Hajde" titullohet kënga e fundit e publikuar nga Enca në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin që në YouTube numëron mbi nëntë milionë shikime.

Ajo edhe këtë verë do të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

11372222 918332421563703 550204091 n Enca Haxhia (Foto: Instagram/enca)