LAJMI I FUNDIT:

Enca: Kam ëndërruar të bëhem aktore

Enca: Kam ëndërruar të bëhem aktore
Enca Haxhia (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundmi ka sprovuar veten për herë të parë në një fushë tjetër, atë të aktrimit.

Ajo u bë pjesë e filmit “I Love Tropoja” të komedianit të njohur Ermal Mamaqi, ndërsa ka një nga rolet kryesore.

24-vjeçarja si në çdo paraqitje tjetër vjen mjaft atraktive edhe në film, teksa u komentua mjaft shumë edhe për dukjen e saj.


Enca Haxhia (Foto: YouTube)

Enca e ftuar në Prive, ka treguar se aktrimi ishte një nga ëndrrat e saj që më në fund është kthyer në realitet.

Nga prapaskenat e “I Love Tropoja”, Enca vë në plan të parë gjoksin teksa shfaqet me armë në dorë
Lexo po ashtu Nga prapaskenat e “I Love Tropoja”, Enca vë në plan të parë gjoksin teksa shfaqet me armë në dorë

“Sa i përket filmit ishte një eksperiencë super bukur sepse këtë vit u transmetua dhe u lançua si projekt”.

“I dhashë jetë një ëndrre që e kam pasur gjithmonë që ka qenë ajo për aktrim. Gjithmonë e kam parë veten si këngëtare aktore dhe më fund mendoj se mund të pranoj këtë epitet”, ka thënë ajo.

Enca përndryshe po ecën mjaft mirë edhe me prurje të reja muzikore, e cila muajin e kaluar solli bashkëpunimin me Mixey dhe Zaza, projekti i të cilëve mban titullin “Amor” dhe ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Magazina
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Kalo në kategori