Një projekt i ri muzikor pritet të vijë së shpejti edhe nga këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia.

Zeshkania, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, njoftoi fansat se po vjen me një këngë të re dhe se tashmë ka filluar xhirimet e klipit.


Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë personale, Instagram, gjersa fotografia e saj është realizuar në Austri, ku edhe po xhiron video projektin.

Fotoja në fjalë e shfaq Encën në top formë, e cila shihet e rrethuar nga një grup djemsh që duket se do jenë pjesë e videoklipit të 24-vjeçares.

Ndërkaq, Haxhia ka përzgjedhur një fustan të shkurtër shkëlqyes, ku natyrisht se edhe këtë herë vë në pah linjat trupore.

Dhe përpos dukjes, fansat e saj shihet se mezi po presin për projektin e yllit shqiptar, pasi i mungoi skenës që një kohë.

"MWAH", mbetet kënga e fundit që Enca e solli në nëntor dhe tanimë ka mbledhur afro tre milionë shikime. /Telegrafi/