Sipas la Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.com, e ardhmja e mesfushorit gjerman Emre Can mund të mos jetë Juventusi.

Lojtari erdhi te Juve sezonin shkuar si transferim i lirë nga Liverpool, por me ardhjen e trajnerit të ri Maurizio Sarri, ai ka mbetur jashtë planeve të Bianconerëve.

Sarri para Canit e sheh mesfushorin gjerman Sami Khedira. Këtë e ka vendosur pas fazës përgatitore.

GettyImages 1161627327 Can në aksion me Juventusin. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Janë dy klube të interesuara, Barcelona dhe PSG, që e duan lojtarin dhe po luftojnë për një marrëveshje me Juven para mbylljes së afatit kalimtar.

Emre Can nuk ka mundur ta gjejë vetën plotësisht në Torino, pasi kishte probleme edhe me lëndimet.

lexo po astu

Të dy klubet e interesuar mund ta sigurojnë lojtarin, duke mos paguar shifra të mëdha. /Telegrafi/

telegrafi sport app