Emre Belezoglu ka përfunduar karrierën e të qenit futbollist.

Futbollisti i ka thënë lamtumirë fushave të blerta pasi që ka vendosur të pensionohet duke i dhënë fund karrierës 24 vjeçare.


Ish-reprezentuesi turk ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, por edhe klubet ku është paraqitur në shtetin turk dhe Evropë, transmeton Telegrafi.

1042946

“Kur isha fëmijë, kisha vetëm një ëndërr në ato rrugët e vogla të bukura të Yedikules - të bëhem futbollist. Nuk kisha ëndrra të tjera. Ata thonë 'Fati është i dashuruar me përpjekjet', gjithçka që ëndërroja, Zoti më dha më shumë. Faleminderit çdo sekondë”.

“Që nga sot, unë lë ëndrrën time futbollistike, e cila filloi në ekipin e vogël të Zeytinburnusporit, duke lavdëruar Perëndinë. Dua të falënderoj klubet Zeytinburnuspor, Galatasaray, Inter, Newcastle United, Atletico Madrid dhe Başakşehir, të gjithë menaxherët e mi, trajnerët dhe skuadrat, punonjësit e klubit dhe të gjithë vëllezërit e mi. Ishit në momentet më të çmuara, faleminderit”, ka shkruar ndër të tjerash në letrën lamtumirëse.

emre belozoglu galatasaray v fenerbahce 09282019 sfbewysgfpn21rsr0wopbfynz

Theksojmë se 39-vjeçari nuk do të largohet së marruri me futboll pasi tashmë është emëruar drejtor sportiv i Fenerbahçes, ku luan edhe reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Ndryshe, Belezoglu ka fituar tituj të kampionit të Turqisë me Galatasarayn e Fenerbahçen, UEFA Super Cup me Atletico Madridin, Intertoton Cup me Newcastle Unitedin, Kupën e Italisë me Interin si dhe ka zënë vendin e tretë me Turqinë në botërorin e vitit 2002. /Telegarfi/

telegrafi sport app