Emrat më të popullarizuar për bebet e lindura në vitin 2019 në Britani janë Muhamed dhe Olivia

BabyCenter ka publikuar listën e vet tashmë tradicionale të emrave më të popullarizuar për vajza dhe djem në Britani
Emri Muhamed tashmë disa vjet zë vendin e parë të emrave më të popullarizuar për djem në këtë shtet.
Zyrtarisht ekzistojnë 14 mënyra në të cilat mund të shkruhet emri Muhamed, i cili do të thotë “ai që është i lavdishëm”, ndërkaq mënyra në të cilën shkruhet varet nga prejardhja e familjes.
Në zgjedhjen e emrave kanë ndikuar edhe sportistët e famshëm, por edhe familja mbretërore, andaj në listë janë gjendur edhe emrat Leo, Harry, George...
1. Muhammad
2. Noah
3. Leo
4. Oliver
5. Charlie
6. Harry
7. George
8. Arthur
9. Freddie
10. Jack
Emrat më të popullarizuar për vajzat e lindura:
1. Olivia
2. Sophia
3. Ava
4. Amelia
5. Isla
6. Lily
7. Mia
8. Emily
9. Isabella
10. Freya
/Telegrafi/





















































