LAJMI I FUNDIT:

Emrat e ministrave të rinj nesër do të dërgohen deri tek Kuvendi i Maqedonisë

Emrat e ministrave të rinj nesër do të dërgohen deri tek Kuvendi i Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nesër do t’i paraqes deri tek kuvendi emrat e ministrave të rinj për rikonstruktimin e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rikonstruktimin do ta propozojë nesër, për shkak të gjykimit të sotëm nuk e dija sa a do të ketë Qeveri të plotë. Jam i përgatitur. Emrat janë konfirmuar dhe biografitë e ministrave dhe zv. ministrave nesër do të procedohen në Kuvend, me shpresë se në fund të muajit do të vendosën në rendë të ditës plenare që të kompletohet Qeveria, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve sot para Gjykatës Penale. /Telegrafi/