Emra të famshëm të ekipeve më të mira botërore përgëzojnë ekipin shqiptar Bad News Eagles

Kualifikimi historik i ekipit shqiptar në turneun më të madh të CS:GO është uruar edhe nga ekipet e lojtarët më të mirë të botës.
Pas kualifikimit të djemve shqiptar në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, shumë emra të famshëm të botës së CS:GO kanë uruar dhe përgëzuar ekipin dhe lojtarët shqiptar për suksesin e tyre historik.
Lideri veteran i njërit nga ekipet më të mira të botës Vitality, Dan Madesclaire i njohur si apEX ka uruar djemtë përmes Twitter: “Duhet të përgëzoj Bad New Eagles! Histori e bukur djema”.
Gjithashtu edhe lideri i ekipit NiP të cilët renditen në vendin e shtatë në ranglistën botërore Hampus Poser i njohur si hampus, ka uruar ekipin shqiptar: “Urime djema, shihemi në Antwerp”.
Fjalë të mira ka shprehur edhe ekipi NiP përmes llogarisë së tyre zyrtare në Twitter: “Çfarë loje? urime Bad News Eagles”.
Me urime ka vazhduar edhe lojtari i ekipit ENCE ‘Dycha”: "Urime".
Gjithashtu lideri i ekipit Heroic, Cadian ka bërë thirrje për peticion, për të gjetur një organizatë për ekipin shqiptar: "Peticion për t'i dhënë Bad News Eagle një organizatë. Ata e meritojnë atë".
/Telegrafi/




















































