Përtej botës së sportit që e njohim, emocione të pafundme përjetohen edhe në eSports e posaçërisht në CS:GO.

CS:GO është profesion më vete ku garojnë super ekipe që  fitojnë para të majme dhe përcillen nga miliona fansa, e që turnetë Major janë më  të shikuarit.


CS:GO Major Championships, të njohura ndryshe si “Majors”, janë turne të sponsorizuara nga Valve ku shpërndahen çmime prej të paktën një milion euro, e që më parë ishte 250 mijë euro.

Organizimi i parë i një turneu Major është mbajtur në Suedi në vitin 2013.

Më poshtë jua sjellim një video përmbledhje në turnetë Major përgjatë viteve, për ta përjetuar emocionin që kjo lojë e transmeton. /Telegrafi/

telegrafi sport app