LAJMI I FUNDIT:

Emma Stone-s i çahet fustani, teksa pranon çmimin “Oscar” për filmin “Poor Things”

Emma Stone-s i çahet fustani, teksa pranon çmimin “Oscar” për filmin “Poor Things”

Emma Stone pati një incident të vogël në skenë, ndërsa pranoi Oscar-in për aktoren më të mirë për “Poor Things ” në natën e çmimeve “Oscar” në Los Angeles.

Teksa përgatitej për të pranuar trofeun, ylli 35-vjeçar i Cruella-s mund të shihej duke mbajtur pjesën e pasme të fustanit të Louis Vuitton-it, pasi zinxhiri iu këput në shpinë, pas fitores së saj tronditëse.
“Fustani im është prishur”, filloi ajo ndërsa luftonte mes lotësh, shkruan DailyMail.


Pasi fitoi qetësinë e saj, interpretuesja falenderoi prindërit dhe vëllain, burrin dhe vajzën e saj.

Ndërsa fliste drejtpërdrejt për vajzën e saj të vogël, Louise Jean McCary, nëna krenare e një fëmije tha se vajza e saj do të bëhej tre vjeçe në tre ditë.

“Të dua më shumë se i gjithë qielli”, përfundoi ajo duke cituar këngën e Taylor Swift “Bigger Than The Whole Sky” nga albumi i saj i vitit 2022, Midnights.

Teksa doli nga skena, fituesja e dyfishtë e Golden Globe, e cila mbante një diamant të verdhë 30 karatësh, mbajti kapësin në shpinë dhe i kërkoi audiencës që të mos shikonte në pjesën e pasme të fustanit të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori