LAJMI I FUNDIT:

Emma Stone la gjimnazin për Hollywoodin

Emma Stone la gjimnazin për Hollywoodin

Emma Stone ka folur shumë për veten në intervistën e fundit për Hollywood Reporter. Aktorja 26-vjeçare duket se e ka të lehtë gjithë vëmendjen që merr falë punës së saj, por në fakt është e kundërta.

Asaj iu desh një kohë e gjatë të gjente paqe, dhe të mposhte sulmet e panikut dhe ankthin. Një pjesë të mirë të problemeve të saj aktorja e kaloi me anë të terapive për muaj të tërë. Në intervistë po ashtu, aktorja kujton momentin kur bindi prindërit ta lejonin të ndërpriste gjimnazin në moshën 15 vjeçare, dhe të shkonte në Hollywood, të ndiqte ëndrrën e saj.

Stone u shpreh: “Mendoj se prindërit e mi e panë që aktrimi më bënte mua të lumtur, ndaj edhe më lejuan. Është çmenduri tani që e mendoj se si pranuan ata. Nuk përputhen gjërat. Të gjithë duhet të shkojnë në gjimnaz dhe të diplomohen.”


Rolin e parë kryesor Emma Stone e fitoi më 2009, në filmin Easy A, një projekt që i solli asaj famë të menjëhershme. Por kjo famë krijoi ankth të madh tek aktorja e cila la vendin e yjeve Los Angeles për tu shpërngulur në New York.

Tani, 12 vite më vonë që kur aktorja la gjimnazin, ajo është nominuar për një çmim Oscar per rolin në La La Land, muzikalin më të famshëm të momentit. Lidhur me këtë, Stone që ende fërkon sytë kur sheh emrin ne listën e nominimeve vijon: “Kjo gjë është e mrekullueshme, është një nder dhe çmenduri e vërtetë. Jam shumë e frikësuar tani!”

Në trend Magazina

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Dua Lipa bie në sy me pallton e saj me lëkurë gjarpri, ndërsa shijon një darkë romantike me të fejuarin në Londër

Dua Lipa bie në sy me pallton e saj me lëkurë gjarpri, ndërsa shijon një darkë romantike me të fejuarin në Londër

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Kalo në kategori