Eminem: Albumi në nëntor, të martën kënga e re (Video)

Lajmi për datën e lansimit të albumit me titull “MMLP2” është shoqëruar edhe me njoftimin e publikimit të këngës së re, “Berzerk”, që pritet të lansohet nesër (27 gusht).
“MMLP2” që nënkupton “Marshall Mathers LP 2” do të pasojë albumin nga viti 2010, “Recovery”, ndërsa në bazë të emrit është pasardhës i albumit më të shitur të 40-vjeçarit, “The Marshall Mathers LP” të publikuar në vitin 2000.
Më herët është publikuar një këngë nga albumi i ri e quajtur “Survival”, e cila është edhe kolona zanore e video-lojës “Call of Duty: Ghosts”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/08/2013
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































