Emily Ratajkowski tregoi linjat e saj mahnitëse këtë javë teksa modelonte rroba banje për markën Good American të Khloe Kardashian.
32-vjeçarja, ka shfaqur një pamje të ndezur me bikini rozë, e cila është shpërndarë në llogarinë e linjës së veshjeve në Instagram.
Imazhet e tjera të ngarkuara të premten shfaqnin bukuroshen nga Kalifornia me bikini rozë dhe një monokini të zezë.
Titulli i një postimi thoshte: “Jeta është thjesht më e mirë me rroba banje”.
Ratajkowski u shpall si ylli i fushatës “Summer Getaway” të kompanisë të enjten.
Autorja e “My Body” pozoi në një vend të jashtëm me shumë gjelbërim dhe një pishinë. /Telegrafi/