Pasi bëri të ditur se është shtatzënë në tetor të këtij viti, imazhet nga Emily Ratajkowkski nuk kanë të ndalur.

29-vjeçarja në rrjete sociale po ndan fotografi duke theksuar barkun e rrumbullakosur, që po i rritet çdo ditë e më shumë.


Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme (e premte) ajo bëri të njëjtën gjë, por duke u dukur edhe më tërheqëse në një fustan unik.

35652378 8947417 image a 105 1605298237061

Veshja e ngushtë padyshim që i theksonte linjat trupore, të cilat po i ndryshojnë çdo ditë e më shumë për shkak të foshnjës që mban.

Ajo së bashku me bashkëshortin, Sebastian Bear McClard kanë kaluar në Los Angeles për të kaluar disa javë.

35652380 8947417 image a 94 1605297651777

Dyshja kishin filluar romancën në vitin 2018, kurse së shpejti do të bëhen prindër. /Telegrafi/