LAJMI I FUNDIT:

Emigrantët e paligjshëm, Rama kritikon Britaninë: Të marrë shembull nga Gjermania

Emigrantët e paligjshëm, Rama kritikon Britaninë: Të marrë shembull nga Gjermania

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish sot nga Berlini për politikat sipas tij të dështuar të Mbretërisë së Bashkuar për menaxhimin e emigracionit.

Në një konferencë të përbashkët me Kancelarit gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Procesit të Berlinit, Rama tha se Britania duhet të marrë shembull nga Gjermania në mënyrën se si i trajton refugjatët.

Kryeministri tha se nuk ka dëgjuar kurrë një politikan gjerman e as ministër që të flasë për pushtim dhe të cilësojë shqiptarët kriminelë, siç bëri sekretarja e Brendshme britanike.


“Gjermani pati një problem të ngjashëm me valën e madhe të krizës së refugjatëve, mes refugjatëve kishte shumë shqiptarë dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman të flasë për pushtim. Nuk dëgjova kurrë një politikan gjerman e as ministër që të thotë që shqiptarët janë kriminelë. Në vend të ndizej një narrativë për të maskuar politikat e dështuara, përfaqësuesit britanikë duhet të vijnë në Gjermani të marrin shembull nga Gjermania dhe të ndreqin problemet”, tha Rama.

“Ne nuk jemi në Shqipëri që të ndreqim problemet që kanë në Britani. Qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm. Ne jemi të lumtur që të bashkëpunojmë dhe të bëjmë çdo gjë të mundur nga ana jonë. Ne nuk mund ta pranojmë këtë lloj retorike. Nuk janë miliona janë 140 mijë shqiptarë. Të shënjestrosh një komunitet e të flasësh për një komunitet e për kriminale, nuk tingëllon si britanike, por si një britmë në një çmendinë”, shtoi Rama.

Kujtojmë se sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka pohuar se ajo do të trajtojë “pushtimin” nga emigrantët me politikat e saj të reja, duke shkaktuar reagime të mëdha për gjuhën e përdorur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori