Unai Emery ka deklaruar se Arsenali më në fund mund ta fitojë Ligën e Evropës, i cili do të ishte i pari në garat evropiane.

Trajneri spanjoll këmbëngul se kanë potencial për të dal të parë në këtë garë pasi që eliminuan Bate Borisovin.


Screenshot 3 1

"Ne mund dhe ndoshta nëse mund të themi se brenda 16 ekipeve, Arsnali është i pari. Por është shumë e vështirë dhe shumë ekipe duan të njëjtën gjë".

"Na duhet të krijojmë atmosferë fituesi me ndihmën e tifozëve të kombinuar me cilësitë që ka ekipi", tha strategu.

"Është shumë e vështirë për të fituar këtë garë. E kam fituar këtë garë shumë herë dhe për shembull, tre të fundit ishin kundër Man Utd, Atletico Madrid dhe Sevilla.

"Ka shumë ekipe që nuk mund të luajnë në Ligën e Kampionëve, si ne, dhe po luftojnë për të gjetur një rrugë në këtë garë dhe për një titull kundër skuadrave të mëdha. Një sfidë e mirë për të vazhduar", tha ai.

Ndryshe, Arsenali do ta mësojë kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit më 22 shkurt (e premte). /Telegrafi/

telegrafi sport app