Elton John do të shfaqet në martesën mbretërore të Britanisë së Madhe, ku do të kurorëzohen Princi Harry dhe Meghan Markle.

Një zgjedhje e përshtatshme duke pasur parasysh historinë e këngëtarit me Princin Harryn, Princeshën Diana dhe Familjen Mbretërore.


Burimet pranë këngëtarit 71-vjeçar tregojnë për TMZ se është e vendosur që të performojë gjatë ngjarjes e së shtunës. Ende është e paqartë nëse do të performojë në pianon në ceremoninë e kishës ose gjatë mbrëmjes.

Elton ka qenë i ngushtë me familjen mbretërore për vite, ku ai ishte mik shumë i ngushtë i princeshës Diana. Të dy ata punonin së bashku për të mbledhur para për hulumtimin e kurës së SIDA-s dhe ndërgjegjësimin për sëmundjen.

Këngëtari ishte gjithashtu një burim i jashtëzakonshëm i mbështetjes për Princin Harry dhe Princi William kur nëna e tyre ndërroi jetë në vitin 1997.

Kujtojmë se Elton pati një paraqitje të shkëlqyeshme me këngën "Candle in the Wind", të cilën e këndoi me rastin e varrimit të Dianës.

Elton kishte rezervuar fillimisht shfaqjet në Vegas për këtë fundjavë, por ato u riplanifikuan muaj më parë për shkak dasmës mbretërore. /Telegrafi/