Eliza në këtë serial paraqitet në rolin e një shqiptareje, ndërsa rolin tjetër kryesor e luan ish-aktori i Teatrit të Prishtinës, Enver Gjoka. Filmi është bërë në regji të regjisorit të njohur Joss Whedon.

Mediat amerikane kanë lavdëruar aktorin e ri prishtinas, Gjoka, që sipas tyre, është duke bërë një karrierë të suksesshme aktrimi në Amerikë dhe se edhe ai së shpejti do t’i bashkohet yjeve të Hollywood-it.

Eliza, përveç serialit të ri pritet që të paraqitet edhe në një projekt të ri të televizionit “Fox”, ku producentët vetëm sa kanë lansuar disa foto “të nxehta” të Elizës nëpër internet, foto të cilat kanë shkaktuar komente dhe reagime nëpër forume të ndryshme interneti.

Në këto foto Eliza shfaqet tejet provokuese, edhe pse gjithmonë ka tentuar që të evitojë kontradiktat me mediat, qoftë kur ka pasur lidhje dashurie, por edhe atëherë kur me çmenduritë e saja, është shfaqur në rrugë, pa pyetur për komentet.

Eliza Dushku mbetet njëra prej aktoreve me të talentuara në Hollywood prej gjeneratës së re, ndërsa në karrierën e saj ka luajtur role përkrah aktorëve të famshëm, si Robert De Niro, Arnold Shwarceneger, Halle Berry apo Kirsten Dunst.