LAJMI I FUNDIT:

Eliza Dushku kujton kohën kur aktronte përkrah DiCaprios (Foto)

Eliza Dushku kujton kohën kur aktronte përkrah DiCaprios (Foto)

Leonardo DiCaprio vazhdon të jetë kryetemë pas fitimit të çmimit Oscar me paraqitjen e tij në filmin “The Revenant”.

Aktorja e famshme me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka kujtuar kohën kur aktronte përkrah tij në filmin “This Boy’s Life”.

leoeliza


“Dikur… Leo. ‘This Boy’s Life’”, shkruan në përshkrimin e fotografisë, raporton Telegrafi.

“This Boy’s Life” është një film nga viti 1993 me Leonardo DiCaprio e Robert De Niro në rolet kryesore, ndërsa pjesë e filmit kanë qenë edhe Eliza Dushku e Tobey Maguire. /Telegrafi/