Elita e futbollit në Maqedoni rikthehet pas pauzës, në fokus java e 25-të

Pas përfundimit të ndeshjeve që kishte përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut kundër Danimarkës në kuadër të play-off-it për Botërorin 2026 dhe më pas miqësores ndaj Irlandës, rikthehen sfidat në kampionatin më të mirë vendor, atë të Ligës së Parë, njofton Telegrafi.
Nga e enjtja deri të dielën rikthehen emocionet në elitën e futbollit vendor. Në program janë ndeshjet e javës së 25-të. Kjo javë hapet me përballjen në Kumanovë (e enjte), ku do të takohen Bashkimi dhe Tikveshi, ndërsa mbyllet në Strugë (e diel), me duelin mes Struga Trim Lum dhe Rabotniçkit.
Të premten zhvillohen dy sfida interesante: Brera – Arsimi dhe Sileksi – Shkupi. Të shtunën Shkëndija në Tetovë pret Pelisterin dhe kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive pas barazimit me pikë me Vardarin, skuadër kjo që në Shkup përballet me Makedonija Gj.P, ndërsa. /Telegrafi/
Ndeshjet e javës së 25-të në Ligën e Parë:
02.04.2026 (e enjte), ora 12:30
Kumanovë: Bashkimi – Tikveshi
03.04.2026 (e premte), ora 15:30
Strumicë: Brera – Arsimi
Kratovë: Sileksi – Shkupi
04.04.2026 (e shtunë), ora 15:30
Shkup: Vardari – Makedonija Gj.P
Tetovë: Shkëndija – Pelisteri
05.04.2026 (e diel), ora 15:30
Strugë: Struga TL – Rabotniçki




















































