Eliona Pitarka konsiderohet të jetë njëra prej aktoreve më të bukura shqiptare.

Modelja po vazhdon me sukses të shfaqet në shfaqjet teatrale, shou televizive dhe projekte të ndryshme.


E njëjta gjithashtu është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Së fundmi, zeshkania ka nisur pushimet në Spanjë dhe me këtë rast nuk kanë munguar imazhet provokuese nga ana e saj.

Në llogarinë e saj personale, Instagram, ka sjell një sërë imazhesh atraktive të cilat i ka shoqëruar edhe me mesazhe interesante.

"Koha e verës edhe jeta është më e lehtë", ka shkruar Pitarka në njërën prej fotografive.

Kujtojmë që edhe mediat e huaja i kanë dedikuar artikull bukuroshes tonë duke iu referuar si një nga fotomodelet dhe prezantueset më tërheqëse shqiptare. /Telegrafi/