Rap-artisti i njohur shqiptar, Elinel, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Ajo” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti është shkruar nga vetë këngëtari me producim nga Pllumb Beats.

Screenshot 21 13 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja u realizua nga Arlind Gashi dhe Elisah Voli.

Granit Bajraktari (emri i vërtetë) siç edhe shquhet ka bërë një interpretim të mahnitshëm.

Screenshot 22 12 Foto: Screenshot/YouTube

Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Elinel.

Besohet se do të pëlqehet e pritet mirë nga fansat dhe publiku. /Telegrafi/