Reperi i njohur shqiptar, Elinel, ka publikuar në ditën e sotme (e enjte) një këngë të re.

“Duvak” titullohet projekti i ri muzikor, të cilin po ashtu e ka kompletuar edhe me klip.


Teksti është shkruar nga vet artisti me producim nga Bled Beats.

Screenshot 23 5 Foto: Screenshot/YouTube

Ky i fundit vlen të ceket se u përkujdes edhe për ‘beat’-in e kësaj kënge.

Videoja ndërkohë u realizua nga Smart Motion.

Screenshot 24 3 Foto: Screenshot/YouTube

Elinel shquhet për interpretimin e veçantë, ndërsa po vazhdon akoma t’i qëndrojë besnik stilit të tij muzikor.

Kënga tani ndodhet edhe në YouTube, e cila besohet se do të ketë suksesin e merituar nga publiku. /Telegrafi/