Elia Zaharia Zogu nderohet me një çmim prestigjioz në Paris (Foto)

Ditë më parë raportuam se Elia Zaharia dhe Princi Leka II gjendeshin në shtetin francez.
Tek sot është mësuar arsyeja e qëndrimit në kryeqytetin e Francës, ku është mbajtur edicioni i 40-të i Best Award Gala: 40th Edition.
Kjo ngjarje kulturore mbledhë figura të rëndësishme të fushave të ndryshme dhe në këtë edicion Elia ka marrë çmimin “Best”, transmeton Telegrafi.
Sipas Zaharias, personi i parë shqiptar që ka marrë këtë çmim ishte Nëna Terezë.
“Në këtë 40 vjetor disa nga personalitetet e tjerë qe iu akordua ishin Marisa Berenson, Clotilde Coureau, Pamela Anderson, Melissa George, Lola Karimova, David Ginola etj. Dhe sigurisht në raste të këtij niveli prezantimi, një nga qëllimet kryesore është promovimi i vendit në të gjitha dimensionet. Ndaj falënderoj stilisten Blerina Kllokoqi Rugova për këtë fustan mbrëmjeje të mrekullueshëm”, ka shkruar Elia Zaharia në Facebook. /Telegrafi/























































