LAJMI I FUNDIT:

Elia Zaharia: Si më propozoi Gjebrea për të qenë krah tij në prezantimin e “Këngës Magjike”

Elia Zaharia: Si më propozoi Gjebrea për të qenë krah tij në prezantimin e “Këngës Magjike”

Pas kurorëzimit me Princ Leka II, Princesha e vetme në këtë vend, Elia Zaharia, i është rikthyer jetës artistike në të gjitha dimensionet e një showgirl, si këngëtare, aktore dhe prezantuese e edicionit të 18-të të “Këngës Magjike”, në krah të Ardit Gjebresë.

Vetë artistja rrëfen për ‘Panorama’ emocionet e një karriere të re tashmë me statusin e së martuarës.

Cili ishte angazhimi i parë artistik pas ceremonisë mbretërore të dasmës, ku lidhe kurorë me Princ Leka II?


Menjëherë pas kthimit nga udhëtimi ynë njëjavor në Spanjë, fillova xhirimet për filmin “Yjet e së ardhmes” me regjisor z. Edi Topi. Është një skenar i mrekullueshëm, që më bëri për vete menjëherë. Kemi xhiruar të gjithë këtë muaj me shumë dashuri dhe harmoni në grup, ndaj shpresoj dhe kam bindjen që filmi do të transmetojë shumë dashuri në publik. Ndërkohë, angazhimi i ardhshëm do të jetë “Kënga Magjike”.

Ardit Gjebrea të ka përzgjedhur si partneren e vitit në “Këngën Magjike”. Si e prite këtë propozim dhe çfarë ndjesie të shkakton të prezantosh me një showman si Arditi, që është krijuesi i asaj skene 20-vjeçare?

Propozimi për të prezantuar në krah të Ardit Gjebresë më ka ardhur pak ditë para dasmës. Për cilësinë që ky festival ka shpërfaqur ndër vite, pa dyshim që përgjegjësia është shumë e madhe. Për më tepër, emocioni im është i dyfishtë, pasi në vitin 2000 dhe 2001 kemi performuar me grupin “Spirit Voice” në këtë festival dhe jemi vlerësuar me çmimin e kritikës të dyja vitet rresht. Pra jam ndarë nga ajo skenë me emocione dhe sadisfaksion të veçantë, dhe me plot kujtime të bukura. Si prezantuese do të jetë hera e parë që do ta provoj skenën e Pallatit të Kongreseve. Unë pranova menjëherë pasi kam besim absolut tek Arditi, ndaj nëse ai beson tek unë një herë, unë i besoj 1000 herë.

Ti vetë ke plan të kthehesh në këtë garë sërish si këngëtare?

Nëse kthehem si këngëtare, ëndrra ime do të ishte me grupin. Kam shumë nostalgji për vitet e mia pranë Dorinës, Sonit dhe Kelit.

Cila është “Kënga Magjike” për historinë tënde të dashurisë me Princ Lekën II?

Kemi shumë, nuk di të ndaj njërën./Panorama/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori