LAJMI I FUNDIT:

Elezi: Siguruam mbi 500 milion euro për rimëkëmbje ekonomike

Elezi: Siguruam mbi 500 milion euro për rimëkëmbje ekonomike

Në konferencën për shtyp sot zv. ministrja e Financave Shiret Elezi ka prezantuar masat e miratuara nga Qeveria e RMV-së për të ndihmuar sektorët më të prekur nga pandemia e Covid-19 si dhe ndihma që pushteti qendror i jep qytetarëve dhe gjithë atyre që janë prekur nga kjo krizë shëndetësore dhe se janë siguruar 500 milion euro, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kemi siguruar mjete financiare për mbi 200 mijë të punësuar, 30 mijë kompani mikro, të vogla dhe të mesme përfshirë këtu edhe zejtarët
individual. Ndihmë prej 7 mijë denarë prej 15 deri 20.000 të papunë, 120 mijë qytetarë me të ardhura të ulëta, 100 mijë student dhe nxënës, 50
mijë bujq, personel mjekësorë në repartet infektive për mbi 3.100 të tillë si dhe sportistët dhe artistët dhe në fund edhe për 320 mijë pensionistë”, ka theksuar kështu në konferencën për shtyp zëvendës ministrja Elezi.

Sipas saj, qëllimi i këtyre masave është që të rimëkëmbet ekonomiavendore dhe ruajtja e vendeve të punës.


“Qëllimi i masave është rimëkëmbja e ekonomisë vendore pas krizës shëndetësore – ekonomike, ruajtja e likuiditetit të kompanive vendore,
ruajtja e vendeve të punës, sigurimi i mbrojtjes sociale si ndihmë për qytetarët e papunë dhe rastet sociale, përkrahja për sektorët më të prekur nga kriza e virusit Covid-19 si turizmi, hoteleria, transporti, zejtarët individual, sportistët e artistët, të punësuarit në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, studentët e nxënësit, stimulim për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, paga stabile për administratën shtetërore si dhe pensione në kohë”, tha Elezi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori