LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë, Elezi: 150 serbë po trajnohen për t’u futur në Kosovë, do paguhen 5 mijë euro në muaj

Eksperti i sigurisë, Elezi: 150 serbë po trajnohen për t’u futur në Kosovë, do paguhen 5 mijë euro në muaj

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, ka deklaruasr se në Serbi, vetëm 20 kilometra larg kufirit të Kosovës, 150-200 persona janë duke u trajnuar ushtarakisht në dy baza të ndryshme për t’u futur në Kosovë.

Sipas tij ata do të futen me “misionin” për të mbrojtur serbët në Kosovë dhe sipas ekspertit ata do të paguhet për këto shërbime me 5.000 euro në muaj.

“Janë diku te 150-200 persona të cilët po trajnohen në dy baza të ndryshme, afër kufirit me Kosovën, rreth 20 kilometra nga kufiri i Kosovës me Serbinë. Të njëjtët po përgatiten ushtarakisht, për t’u futur brenda territorit të Kosovës, për të mbrojtur sipas tyre, komunat serbe të cilët policia e Kosovës është duke i torturuar”.


Sipas tij, atje po zhvillohet një propagandë që policia e Kosovës, është duke ushtruara aktivitete të dhunshme ndaj qytetarëve serb në veriun e Mitrovicës dhe se ka nevojë për djem të cilët janë të gatshëm të vijnë në mbrojtje përmes armëve.

“Besohet se grupi i cili ishte larguar nga Kosova më 24 shtator, janë prapë pjesë e këtij numri i cili po rritet në vazhdimësi. Nga ajo që kemi informacion këta persona do paguhen nga 5000 euro në çdo muaj, pasi të futen në territorin e Kosovës”, u shpreh Bedri Elezi.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori