LAJMI I FUNDIT:

ELEM javën e ardhshme do ta ofrojë në shitje energjinë e kursyer

ELEM javën e ardhshme do ta ofrojë në shitje energjinë e kursyer

“Në tremujorin e parë të këtij viti SHA Elektranat e Maqedonisë (ELEM) kanë prodhuar gjithsej 1132,2 gigavat- orë energji elektrike, nga të cilat hidrocentralet kanë prodhuar 420,8 gigavat-orë, termocentralet 687,7, ndërsa Parku i erës Bogdanci 23,8 gigavat”, kumtoi drejtori i ELEM-it, Dragan Minovski.

Ai tha se teprica e energjisë elektrike nga puna maksimale e hidrocentraleve do të shitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prodhojmë aq sa ka nevojë për shfrytëzuesit tarifor, ndërsa energjinë elektrike të cilën e kursyem me amvisëritë, puna me përgjegjësi dhe profesionale, javën e ardhshme do ta ofrojmë për shitje në tregun e lirë me çka do të realizojmë fitim për kompaninë dhe për shtetin. Kjo do të jetë shitja e parë e energjisë elektrike nga SHA ELEM pas vitit 2016”, tha Minovski.


Ai theksoi se në koordinim me Qendrën për menaxhim të krizave e kanë planifikuar me kujdes hyrjen në rezervuarët të cilat për shkak të reshjeve të mëdha dhe shkrirjes së borës në fillim të pranverës shpejtë dhe në sasi të mëdha u mbushën.

“Me përpjekje maksimale e kanë mbajtur nivelin edhe të Liqenit të Ohrit edhe pas rrjedhës së Drinit dhe në rezervuarët e ELEM-it, me qëllim që të mos u shkaktohet dëm vendbanimeve përreth”, shtoi Minovski./Telegrafi/