Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një lokal në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën e Universitetit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale, shkruan Ora News.


Nuk dihet se kush janë autorët e ngjarjes, ndërsa policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.