LAJMI I FUNDIT:

El Salvadori hapi një ‘mega burg’ me kapacitet prej 40 mijë personash

El Salvadori hapi një ‘mega burg’ me kapacitet prej 40 mijë personash

Qeveria e El Salvadorit dhe presidenti i vendit, Nayib Bukele, po vazhdojnë luftën e tyre kundër krimit në vend dhe hapi i fundit përfshinte transferimin e mijëra të burgosurve në një “mega burg”.

Të burgosurit arritën në burg me autobusë të shoqëruar nga forca të mëdha policore dhe ushtarake ndërsa të gjithë kishin veshur të njëjtat pantallona të shkurtra të bardha dhe ishin tullac.

“Kjo do të jetë shtëpia e tyre, ku ata nuk do të mund të dëmtojnë më popullin”, tha presidenti i shtetit.


https://twitter.com/nayibbukele/status/1629165213600849920

Rreth 2000 anëtarë të akuzuar të bandës u transferuan në qelitë e reja ndërsa vetë burgu ka një kapacitet për 40 mijë persona.

“Bukele u kërkoi politikanëve në Kongres të shpallin një gjendje të jashtëzakonshme, e cila është zgjatur disa herë. Që atëherë, policia ka arrestuar më shumë se 64 mijë njerëz në luftën kundër krimit. Arrestimet mund të bëhen pa urdhër, dhe të arrestuarit nuk kanë të drejtën e një avokati”, shkruan reuters.

Ndonëse Bukele ka marrë kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut për mënyrën e punës, ai theksoi se do të vazhdojë luftën kundër karteleve të drogës deri në kapjen e të gjithë kriminelëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori