LAJMI I FUNDIT:

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një truk shumë i thjeshtë që do të ndihmojë që lëngu në tenxheren tuaj të mos derdhet gjatë vlimit.

Të gjithëve u ndodh që lëngu i tenxheres të derdhet pasi të ketë vluar, por neve ende na duhet uji për të zier ushqimet tona.

Në rrjetin social X, një video tregon saktësisht se si mund ta evitoni këtë kur në raste nuk dimë se çfarë të bëjmë.


Krejt çfarë duhet të bëni është të vendosni pak vaj në një pecetë e më pas me të lyeni rrethin e tenxheres.

Kjo metodë mund të funksionojë pa problem nëse doni ta shmangni këtë situatë të bezdisshme. /Telegrafi/