Të shtëna armësh pranë Gjykatës së Tiranës, një i vdekur, plagoset ish-prokurori i ’21 janarit’ Adriatik Cama

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të premteje pranë Gjykatës së Tiranës. Një person mbeti i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur si pasojë e të shtënave me armë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal, në afërsi të gjykatës. Burime paraprake për tvklan.al thonë se një person ka hapur zjarr duke vrarë ish-dhëndrin e tij dhe duke plagosur avokatin e viktimës.
Mësohet se çifti ishte në proces divorci. Sa i përket avokatit që mbeti i plagosur ai është ish-prokurori Adriatik Cama.
Lajmi në zhvillim.../Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































