Site icon Telegrafi

Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Foto: Ilustrim

Janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje.

Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ekzekutimi është bërë me rritje.

“Pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, sot janë ekzekutuar me rritje. Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë. Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot”, ka njoftuar ministri.

Tutje, ministri ka shkruar se ” faza e dytë e rritjes me 55 euro tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 euro bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit”.

Lexo po ashtu Rritja e pagave në sektorin publik - Murati tregon se nga sa do të përfitojnë policët, mësuesit, zjarrfikësit dhe të tjerët

Ndryshe, Qeveria kishte marrë vendim për rritjen e pagave për sektorin publik gjatë muajit tetor.

Rritja e pagave do të përfshijë dy faza, ku do të rritet njësia e koeficient, në janar e pastaj në korrik.

Sipas tabelës që kishte prezantuar ministri Murati para disa muajsh, mësuesit aktualisht kanë 616 euro pagë bazë, ndërkaq me rritje do të marrin 726 euro.

Policët nga 550 euro do të marrin 660 euro, infermierët nga 605 do të marrin 715 euro, zjarrfikësit nga 550 euro do të marrin 660 euro dhe ushtarët nga 616 euro do të marrin 726 euro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version