LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutimi i Lulzim Vishës, gjendet një automjet i djegur në Zall Herr

Ekzekutimi i Lulzim Vishës, gjendet një automjet i djegur në Zall Herr

Një makinë e djegur është gjetur në Zall Herr, e cila dyshohet se iu përket autorëve të ekzekutimit të Lulzim Vishës.

Policia po kërkonte një makinë tip “Porcsche”, ngjyrë gri, që dyshohet se u përdor nga autorët.

Visha u gjet i pajetë mëngjesin e së premtes në automjetin e tij të punës, teksa dyshohet se është vrarë me armë.


Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë, teksa në makinë janë gjetur 12 gëzhoja. Banorët e zonës kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka ngre dyshimin se autorët mund të kenë përdorur silenciator.

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet, është ajo e hasmërisë.

Vëllai i viktimës, Besnik Visha, ka ekzekutuar 28 vjet më parë me armë zjarri Refik Domin, në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Për këtë arsye, policia ka ushtruar kontroll në banesën e familjes Domi.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori