LAJMI I FUNDIT:

Ekstremistë proserbë sulmojnë verbalisht Abazoviqin: Nuk na komandojnë shqiptarët

Ekstremistë proserbë sulmojnë verbalisht Abazoviqin: Nuk na komandojnë shqiptarët

Qytetarët malazez kanë shprehur pakënaqësinë e tyre rreth formimit të qeverisë minoritare dhe sonte po protestojnë në disa qytete.

Disa prej ekstremistëve të mbështetur nga partitë proserbe kanë protestuar para televizionit publik malazez, RTCG, ku ka dhënë intervistë edhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.

Ky i fundit pas përfundimit të intervistës doli të përballej me ta, por njëri prej të pranishmëve ka përmendur faktin se ai është shqiptar.


“Jemi në vendin tonë. Shqiptarët nuk do të na komandojnë ne çfarë të bëjmë”, tha njëri prej tyre, raporton rtcg.

Lideri i URA-s iu afrua protestuesve dhe u përpoq të fliste, por fillimisht dështoi. Por, pas disa përpjekjesh, Abazoviq ka shkëmbyer disa fjalë me të mbledhurit, duke thënë se aleanca “E Zeza në të Bardhë” nuk do të krijojë qeveri të re me DPS-in e Milo Gjukanoviqit.

“Nuk ka pasur kurrë tradhti. Tradhtarët kërkoni në vendin tjetër”, u tha Abazoviq të mbledhurve.

Ndërkohë, ai gjatë një interviste ka zbardhur tre opsionet që e presin shtetin malazez për të përfunduar krizën.

Abazoviq: Qeveria aktuale e ka përfunduar misionin e saj
Lexo po ashtu Abazoviq: Qeveria aktuale e ka përfunduar misionin e saj

“Qeveria aktuale ka përfunduar misionin e saj dhe në periudhën e ardhshme do të duhet të zgjedhë mes dy koncepteve – qeveri e pakicës apo teknike, ose të shkurtojë mandatin e Kuvendit dhe të shkojë në zgjedhje parlamentare”, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe kreu i Lëvizjes Qytetare URA-s, Dritan Abazoviq.

Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi ka përcaktuar tre seanca parlamentare gjatë muajit të shkurt që përfshijnë shkarkimin e Abazoviqit, shkurtimin e mandatit të Parlamentit dhe votëbesimi i Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori